Arteta: Ka mësuar shumë nga Tuchel, nuk e kemi pasur një mundësi të tillë prej 15 vitesh

Arteta: Ka mësuar shumë nga Tuchel, nuk e kemi pasur një mundësi të tillë prej 15 vitesh

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës çerekfinale në Ligën e Kampioneve.

Arteta deklaroi se do të jetë një ndeshje e madhe, përballë një nga klubet më të suksesshme në Europë, si Bayern Munich.

Ai tha gjithashtu se është një admirues si madh i trajnerit Tuchel, nga i cili ka mësuar shumë.

Po e shijojmë vërtet momentin, jemi aty ku donim të ishim, në Premier League dhe në Champions League. Para nesh do të gjejmë një nga klubet me më shumë triumfe në Evropë, por mezi presim të kapërcejmë këtë lloj pengese.

Bayern Munich është një skuadër shumë e mirë, unë jam një admirues i madh i trajnerit Tuchel, për mënyrën e tij të lojës dhe për t’i bërë skuadrat e tij të luajnë, mënyrën se si ai transmeton koncepte. Mësova shumë prej tij, duke parë atë që ai bëri. Ne u përgatitëm mirë dhe tani do të duhet të luajmë lojën tonë, nëse ia dalim, kemi një shans për ta fituar atë.

Pres një stadium plot dhe shumë pasion e emocion. Nuk kemi pasur një rast të tillë prej 15 vitesh, kjo ju tregon se sa e veçantë do të jetë mbrëmja për ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy