
Koreografi, Arian Sukniqi, në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, foli për Botërorin e Katarit.
Ndonëse është një tifoz i Gjermanisë, Sukniqi tha se kombëtarja që ai mbështet nuk mendon se do shkojë shumë larg.
Gjithmonë kam qenë me Gjermaninë, por nuk jam besimplotë se do shkojnë shumë lart. Duke parë formën e skuadrave të tjera, nuk është se mendoj se do shkojmë shumë lart.
Në lidhje me hapjen e ceremonisë, Sukniqi tha se ishte një spektakël shumë i ftohtë, ndërsa shtoi se e rëndësishme është se çfarë do të bëjnë tifozët atje.
Ishte një spektakël i ftohtë, sepse ishte dominues teknologjia. Kjo ishte çështje organizimi. Unë kam një mendim, që ky nuk do jetë kampionat për spektatorët. Një ndeshje futbolli konceptohet si festë.
Në Rusi të gjithë që shkuan, e kishin shumë të rëndësishme post-ndeshjen. Aty u organizua një festë e madhe. Është e rëndësishme se çfarë do bëjnë tifozët atje.



