
Huazimi i Marcus Rashford tek Barcelona i ka dhënë për të kuptuar drejtuesve se kanë bërë një goditje të qëlluar në shenjë.
Anglezi po e demostron kapacitetin në fushën e lojës dhe e ka fituar besimin e trainerit Hansi Flick.
Sulmuesi e ka bërë me dije se synon qëndrimin në ‘’ Camp Nou ‘’, aty ku ndihet tejet komod.
Mirëpo problemi i spanjollëve lidhet me aspektin ekonomik dhe duhet theksuar se huazimi i ishi-t të Manchester United përfshin një opsion për blerjen e kartonit i cili arrin 30 milionë eurot.
Joan Laporta ka ofruar 20 milionë euro plus 5 milionë të tjera bonuse për Marcus Rashford, futbollist që e ka rikuperuar terrenin e humbur tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’.
Duke qenë se nuk përfshihet në planet e trainerit Michael Carrick e vetmja zgjidhje për 28 vjeçarin është vijimi në Katalunjë, fakt që mund t’ia vërë pikën kësaj historie.
Në sezonin aktual nxënësi i gjermanit ka kontribuar me 8 gola dhe 9 asiste në 30 sfida dhe ka rezultuar determinant në metrat e fundit.



