
Milot Rashica do të jetë pjesë e Galatasaray në sezonin e ri. Klubi turk, ka arritur marrëveshjen me Norwich, për blerjen e kartonit të sulmuesit. Futbollisti i Kosovës, do i kushtojë arkave të Galatasaray 7 milionë euro, teksa zyrtarizimi pritet në ditët e ardhshme. Rashica ishte pjesë e Galatasaray në sezonin e fundit, aty ku luajti si i huazuar, duke bindur stafin teknik dhe drejtuesit, që të blejnë kartonin e tij.



