
Java e 13-të në Premier League ka prodhuar spektakël. Kryendeshja ishte padyshim ajo mes Chelsea dhe Manchester United, e cila u mbyll në barazim 1-1. Ndonëse londinezët ishin dominues gjatë gjithë kohës, ishte United që kaloi i pari në avantazh me Sancho në minutën e 50-të, i cili shfrytëzoi një gabim te Jorginho në mesfushë, për ta ndalur topin në rrjetë.
Ishte pikërisht Jorginho ai që vendosi baraspeshën në minutën e 69-të, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Manchester United mban vendin e tetë me 18 pikë, ndërsa Chelsea kryeson me 30 pikë, 1 më shumë se ndjekësit e Manchester City.
Këta të fundit mposhtën me vështirësi West Ham me rezultatin 2-1 në shtëpi, në një ndeshje të luftuar nga fillimi në fund. Në ndeshjet e tjera, Leicester mposhti 4-2 Watford, ndërsa Brentford shtangu Evertonin, duke triumfuar 1-0.
RENDITJA:



