Ndahet nga jeta menaxheri i futbollit, Mino Raiola

Ndahet nga jeta menaxheri i futbollit, Mino Raiola

Menaxheri i njohur i shumë futbollistëve, Mino Raiola, sipas mediave italiane është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 54-vjeçare.

I sëmurë prej disa kohësh, Raiola, vuante nga një sëmundje në mushkëri, ku në muajin janar iu nënshtrua edhe një operacioni.

Italiani ka ndërruar jetë mengjësin e sotëm në Milano, aty ku qëndronte.

I lindur në Nocera, Mino Raiola u rrit në Holandë ku punoi në piceri familjare përpara se të fillonte një karrierë si agjent sportiv, fillimisht me fuqitë e disa futbollistëve holandezë si Berkamp dhe Jonk dhe më pas duke zgjeruar sferën e tij gjithnjë e më shumë duke u bërë një nga agjentët më të fuqishëm të futbollit global.

Ibrahimovic, Robinho, Pogba, Balotelli, Lukaku, De Ligt dhe shumë të tjerë, kishin agjent Raiolën, i cili në vitin 2020 fitoi 85 milionë euro sipas “Forbes”.

Vitet e fundit Raiola, së bashku me Mendes, Barnett dhe Manasseh, kanë krijuar një shoqatë super prokurorësh të futbollit në konflikt të hapur me FIFA-n dhe synimin e saj për të reformuar kategorinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy