
Periudha e dobët që po kalon Juventusi i ka nxitur drejtuesit e ekipit ti vënë me shpejtësi pikat mbi i në lidhje me çështjet jetike për të ardhmen .
Rinovimi me Paulo Dybalan konsiderohet një prioritet absolut për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ sepse interesi i skuadrave të njohura parashikohet se do të shtohet në ditët pasuese . Në të kaluarën , Tottenham Hotspuri i drejtuar asokohe nga Mauricio Pochettino e dha sinjalin i pari por golashënuesi preferoi qëndrimin në ‘’ Allianz Stadium ‘’ duke i qëndruar besnik bardhezinvje .
Mirëpo situata ka ndryshuar sepse luftës i janë shtuar të tjera kocka të forta të futbollit Europian si Paris St Germain , Atletico Madridi dhe Real Madridi duke treguar se asgjë s’ka mbaruar dhe mund të rrezikojnë qëndrimin e sulmuesit nga Kordoba në Torino. Në këtë histori peshorja anon nga Paulo Dybala sepse rikthimi i Cristiano Ronaldos në ‘’ Old Trafford ‘’ i ka hapur rrugën 28 vjeçarit për të rifituar protagonizmin e mëparshëm nën urdhërat e Massimiliano Allegrit , individë që kuptohen në mënyrë perfekte gjatë ndeshjeve.
Objektivi i juventinëve është qëndrimi i pilarit të ofensivës deri në 2024-tën natyrisht me përmirësimin e pagës që do të arrinte 8 milionë eurot e cila do ta shëndërronte ndër lojtarët më të paguar të ish kampionëve të Serisë A .
Kjo do të ishte një mënyrë për të siguruar definitivisht qëndrimin e argjentinasit sepse prezenca e tij është një domosdoshmëri pavarësisht luhatjeve të Juventusit në kohët e fundit . 6 gola dhe 4 asiste në 13 ndeshjet e para të sezonit janë një indikator se niveli i ishi-t të Palermos po vjen në rritje dhe pikërisht ky është momenti ideal për italianët për ti mbyllur derën pretendentëve të tij .



