Korabi ka fituar në tavolinë, ndeshjen ndaj Besëlidhjes, të vlefshme për javën e fundit në Kategorinë e Parë.
Skuadra lezhjane nuk është paraqitur në këtë sfidë dhe kështu fitorja i kalon 3-0 Korabit në tavolinë.
Besëlidhja do të luajë në Kategorinë e Dytë për sezonin e ardhshëm, pasi nuk arriti të sigurojë dot mbijetesën, duke e mbyllur kampionatin në vendin e 13-të me vetëm 17 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë Korabi e mbyll në vendin e pestë me 39 pikë dhe do të luajë “play off” ku do të kërkohet ngjitja në Superiore.



