Plani B i Barcelonës për sulmin

Plani B i Barcelonës për sulmin

 Dështimi me Erling Haaland  nuk i ka sprapsur drejtuesit e Barcelonës por përkundrazi e ka rritur më tepër vigjilencën  dhe në fokus është vënë Robert Lewandowski .

Polaku ka bërë hapa pozitivë në karrierë dhe është shëndërruar në një emblemë tek Bayern Munchen por mosmarrëveshjet së fundmi me gjermanët i kanë dhënë një shans katalanasve për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ .

Megjithatë vështirësitë për të firmosur me bomberin janë mëse normale por spanjollët nuk kanë pranuar të dorëzohen dhe në njëfarë mënyrë i kanë paraprirë kësaj historie duke vënë në qendër të vëmëndjes Romelu Lukakun , sipas ‘ Mundodeportivos ‘. 

Pas një sezoni jo të mirë në ‘’ Stamford Bridge  ‘’ dhe sipas deklaratave të fundit të belgut opsioni më i mundshëm është rikthimi në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ por futja në garë e Barcelonës ndoshta do ta ndryshojë rrjedhën e kësaj historie.

 Qëllimi i 29 vjeçarit është rikthimi në Milano sepse e kaluara e thërret herë pas here , gjatë të cilës arriti fitimin e titullit të 19-të të Scudettos me zikaltërit .

Ky fakt jep për të kuptuar se shanset e ‘’ Los Cules ‘’ janë pothuajse të zeruara dhe me siguri ishi i West Bromwich Albion do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës .

Ndërhyrjet e janarit treguan se kjo Barcelonë mund të rikthehet në kohët e suksesit por është normale që në disa raste objektivat të mos arrihen pasi lojtarët me emër marrin në konsideratë edhe të kaluarën për ti shërbyer në mënyrën më të mirë të mundshme të ardhmes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy