Daja: Teuta është kundërshtar i vështirë, Mala dhe Kaçe nuk do jenë titullarë

Daja: Teuta është kundërshtar i vështirë, Mala dhe Kaçe nuk do jenë titullarë

Trajneri i Partizanit Ilir Daja foli në konferencë para mediave, në prag të sfidës së parë të kampionatit, atë ndaj Teutës, e cilado të zhviollohet ditën e nesërme në stadiumin “Elbasan Arena”, duke filluar nga ora 19:45. Fillimisht tekniku i kryeqytetasve foli për merkaton, ku u shpreh se ka një skuadër më kompetitive tani me afrimet e bëra.

“Gjithmonë trajnerët nuk kënaqen, kërkojnë akoma më shumë, kërkojnë t’i kenë vendet e dubluara dhe të kenë më shumë alternativa. Gjithsesi besoj që tani jemi më të kompletuar dhe të kënaqur me grupin që kemi në dispozicion.  Janë afruar rreth 20 futbollistë me mbarimin e edicionit të kaluar, ku kemi një ndërthurje shumë të mirë të brezave, pra kemi lojtarë me eksperiencë. Porta është e blinduar me Hoxhën dhe Teqjan. Gjithashtu kemi afruar një portier me shumë prespektivë si Laroshi.

Për të vazhduar me zv.kapitenin Belicën, me 2-3 alternativa në qendër. Për të vazhduar me Junior që është një nga pikat tona kryesore dhe me goxha eksperiencë. I është afruar në kualitet dhe rikthimi i Malës dhe afrimi i Kaçes. Gjendja e tyre nuk është e duhura, për të startuar nga fillimi nesër. Kemi lojtarë të rinj që mund të jenë lojtarë të formacionit bazë, duke filluar që nga Rrapaj, Albion Marku, etj. Kemi shumë lojtarë 19-vjeçarë me shumë prespektivë që do të jenë e ardhmja e Partizanit.”

Daja foli edhe për kundërshtarin, duke e cilësuar si një sfidë shumë të vështirë atë me Teutën, pasi luajnë me kampionët në fuqi të Shqipërisë.

“Po të shikosh këtë kampionat, të gjithë ndeshjet janë të vështira. Janë 7 ekipe që pretendojnë të jenë në pjesën e sipërme të klasifikimit. Nuk po përmend emra pasi futbolli është i paparashikueshëm e skuadrat që pretendojnë mund të zhgënjejnë rrugës apo ka ekipe që mund të surprizojnë. Nesër luajmë ndaj skuadrës kampione e presim që të jetë një ndeshje e vështirë. Duhet të jemi pragmatist pasi nuk kemi gjendjen e duhur kjo e për shkak të merkatos që kemi bërë.

Nëse Mala dhe Kaçe do të kishin gjendjen e tyre më të mirë do të ishin titullarë nesër kjo as nuk diskutohet. Mendojmë që të na vijnë sa më shpejtë në formën e tyre pasi do ta ndihmojnë shumë skuadrën. Kemi parë shumë lojtarë në merkato dhe kemi zgjedhur disa prej tyre. Mendojmë se me shumicën e lojtarëve kemi qenë në fazën përgatitore dhe mund ta përballojmë këtë sezon e gjithashtu presim edhe që afrimet e reja të jenë gati shumë shpejtë.

Partizani është nga ekipet më të titulluara dhe presioni është gjithmonë prezent. Ka tifozë të shumtë pranë që kërkojnë gjithmonë të fitojnë dhe lojtarët zgjidhen që të përballojnë këtë presion.

Nuk ka rëndësi se ku luajmë pasi përballë janë dy skuadra që do të kërkojnë të fitojnë. E rëndësishme është që luajmë në një fushë të mirë si ajo e Elbasanit dhe si ne ashtu edhe Teuta do të kenë mundësi që shprehen mirë në lojën e tyre”.

Në fund Daja foli edhe për risinë e këtij sezoni që është VAR, por edhe për rikthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit.

“Më e rëndësishme është rikthimi i tifozëve. Për ne është një suport i madh pasi ka shumë tifozë që na ndjekin dhe jo vetëm në stadium. VAR mendoj se do të ulë shkallën e padrejtësisë. Kam mendimin që ndoshta do të na penalizojë pasi duhet të përshtatemi me këtë sistem të ri që është risi në Superligë”, përfundoi Ilir Daja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy