Arsenali, ofertë për Damsgaard

Arsenali, ofertë për Damsgaard

Mikkel Damsgaard falë sezonit të shkëlqyer që po zhvillon ka tërhequr vëmëndjen e një ndër klubeve historikë të Premier Leagues.

Arsenali i Mikel Artetas e pretendon danezin, i cili konsiderohet një ndër mesfushorët më të spikatur të këtij kampionati.

Edhe pse në rradhët e një ekipi mesatar si Brentfordi, nordiku ka ditur të shfaqë më të mirën e tij dhe tashmë presidenti i ‘’ Topchinjve ‘’ Chips Keswick ka ofruar rreth 40 milionë euro.

Drupal Ad

Megjithatë, nuk janë vetëm kryeqytetasit në garë për 24 vjeçarin, për të cilin disa ekipe me emër do ti sfidojnë deri në fund.

Sigurisht shifra e lartpërmendur demostron rëndësinë e Mikkel Damsgaard në 11-shen e trainerit Thomas Frank por fati i tij mund të ndryshojë sepse flitet për 13 herë kampionët e Premier Leagues, një ekip cilësor dhe i sikletshëm, si në Angli ashtu edhe në kompeticionet europiane.

Një kalim i mundshëm në ‘’ Emirates ‘’ do të konsiderohej një hap i suksesshëm në karrierë për ishi-n e Sampdorias, një lojtar shumë luftarak, i aftë për ti dhënë zgjidhje situatave të ndërlikuara gjatë sfidave.

Mikkel Damsgaard po zhvillon sezonin e tretë me kuq e bardhët dhe natyrisht interesi i Arsenalit për të përbën progres.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy