United ndalon autografet

United ndalon autografet

Tifozët e djajve të kuq duhet të dorëzohen tashmë. Në Manchester United nuk ka më hapësirë për autografe. Lamtumirë tani grumbullimeve të mbështetësve të armatosur me laps dhe letër, të paktën përballë njërës prej hyrjeve të qendrës sportive të Carrington. Siç ka vendosur klubi, për arsye sigurie futbollistët nuk do të ndalojnë më në Birch Road për t’u dedikuar sekonda të çmuara tifozëve të tyre. Për ta sanksionuar vendimin, një banderolë e madhe pranë hyrjes ku shkruhet: “Lojtarët nuk janë të autorizuar të ndalojnë për të dhënë autografë, për shkak të rrezikut të rrugës afër. Ndalohet grumbullimi”.

Grupe mjaf të mëdha janë mbledhur për të pritur yjet e United afër asaj që në fakt është një kthesë qorre, në kryqëzimin midis Sinderland Lane dhe Birch road, pikërisht pranë njërës prej hyrjeve në qendrën e Carrington, ku stërvitet skuadra. Në fakt, vetëm para pak ditësh, janë fiksuar aty Solskjaer dhe Daniel James, me xhamin e makinës të ulur dhe të rrethuar nga tifozët, me të cilët kanë shkëmbyer batuta si dhe kanë firmosur fanela dhe kapele. Skena që së shpejti nuk do të shihen më. Një rrezik i madh për klubin ky, që ka vendosur t’u japë fund incidenteve të pakëndshme që mund të ndodhin. Sigurisht që për tifozët ky përbën një motiv trishtimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy