
Bayern Munich ka njoftuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Serge Gnabry. Palët kanë arritur akordin për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për katër sezone të tjera.
Në këtë merkato, emri i futbollistit ishte lidhur me disa klube europiane, pasi përflitej se mund të largohej. Megjithatë drejtuesit kanë arritur të bindin lojtarin, për rinovimin e kontratës, deri në verën e vitit 2026.
Kampionët e Gjermanisë, humbën sulmuesin Robert Lewandowski, i cili u transferua te Barcelona dhe po punojnë për të blinduar lojtarët që janë në fund kontrate.



