
Aston Villa ka regjistruar fitoren e parë në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Evertonin, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Premier League.
Skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard iu fal golave të Ings në minutën e 31 dhe Buendia në minutën e 85, për të marrë 3 pikët e para për këtë sezon.
Në krahun tjetër, Lampard dhe Everton vazhdojnë të mos njohin fitore, teksa pas dy javëve të para, kanë regjistruar dy humbje.



