
Pas ndeshjeve të Kupës, tashmë skuadra e Superiores duhet të mendojnë për kampionatin.
Këtë fundjavë, do të luhet xhiro e 21-të, e cila rezervon përballje interesante dhe është e ndarë në dy ditë.
Të dielën do të zhvillohen tri sfida, me Laçin që pret në shtëpi Teutën në orën 13:30. Në orën 17:00, do të luhet edhe supersfida e javës, siç është ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit, në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Në të njëjtin orar, do të luhet edhe një tjetër përballje e bukur, siç është Tirana-Skënderbeu.
Të hënën në orën 13:30, Egnatia kryesuese, përballet me Erzenin, ndërsa në 17:00, Dinamo City dhe Kukësi sfidohen mes tyre në “Niko Dovana” të Durrësit.



