
Problemet e theksuara në sulm e kanë vështirësuar rrugën e Interit, skuadër që nuk mundi të ecë përpara në Champions League dhe tashmë i ka varur shpresat tek kampionati dhe kupa .
Simone Inzaghi po përpiqet të ndryshojë funksionimin e zikaltërve por duhet theksuar se ti drejtosh është një sfidë shumë e vështirë dhe ishi i Lazios e shikon merkaton si shpëtimin e vetëm.
Golashënuesi i Ajaxit Sebastien Haller është bërë pjesë e projektit ambicioz të skuadrës nga Milano e cila kërkon të përsërisë suksesin në Serinë A dhe ti tregojë edhe njëherë Juventusit se mund ta mposhtë dhe sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘, francezi mund të adaptohet shumë shpejt tek Interi .
Kontaktet me hollandezët vijojnë të jenë intensive për një lojtar që konsiderohet ndër më të mirët e Eredivisies dhe të Europës.
32 gola dhe 9 asiste në 39 ndeshje e rrisin përgjegjësinë e Interit për të firmosur sa me shpejt me Sebastien Haller i cili po shijon periudhën më të suksesshme në karrierë dhe ekipi nga Lombardia preferon ta mbyllë sa më shpejt këtë çështje sepse tani më shumë se kurrë i duhet të shtojë produktivitetin në ofensivë për të treguar përsëri vlerat.
Kualiteti i Sebastien Haller është impresionues dhe mbi të gjitha mentaliteti fitues e bën tejet të preferuar nga italianët të cilët pritën shumë vite për ta ulur nga froni ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’, fakt që evidenton se duhet të jepet gjithmonë maksimumi në çdo stërvitje , ndeshje apo merkato për qëndrimin në të njëjtën linjë sepse një gabim i vogël mund ti çojë dëm sakrificat e shumë viteve.



