
Prej kohësh ka filluar puna tek Barcelona në vigjilie të sezonit të ri. Merkatoja e verës konsiderohet shumë e rëndësishme për të vijuar rrugën drejt suksesit dhe një ndër objektivat e ‘’ Blaugranëve ‘’ është Aleix Garcia.
Spanjolli e përfundon në 30 qershor kontratën me Gironën , lojtar i cili ka provuar veten në disa ekipe gjatë karrierës si Manchester City, Mouscron, Dinamo Bucurest, Eibar dhe së fundmi Girona.
Megjithatë, edhe Atletico Madridi dhe Valencia po luftojnë për të përfituar shërbimet e 25 vjeçarit por sigurisht ‘’ Los Cules ‘’ mbeten një kërcënim dhe mund ti japin shansin për të fituar trofe të rëndësishëm në të ardhmen.
Në sezonin aktual , Aleix Garcia është aktivizuar në 30 takime me spanjollët dhe ka kontribuar me 1 gol dhe 6 asiste por gjithashtu ka spikatur me performancat nën drejtimin e Michel.
Pa dyshim , një interes i këtyre përmasave nuk të vjen shumë herë gjatë karrierës, e cila mund ti ndryshojë nëse do të vendosë për tu transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’, akord që do të arrihej me parametër zero.



