Evra: Ronaldo ka arritur gjithçka me punë, Messi e ka talentin nga Zoti

Evra: Ronaldo ka arritur gjithçka me punë, Messi e ka talentin nga Zoti

Ish-lojtari francez, duke folur për Messin dhe Ronaldon, zbuloi pse preferon të mbështesë portugezin.

Sipas Evra, Ronaldo e ka arritur gjithçka me punë dhe për këtë arsye e preferon, ndërsa për Messin tha se talentin e ka të dhuruar nga Zoti.

Dua të shpjegoj pak pse unë zgjedh gjithnjë Cristiano Ronaldon para Messit. Messi e ka talentin të dhuruar nga Zoti, ndërsa Ronaldos i është dashur të punojë shumë fort për të mbërritur në majë. Sigurisht, edhe Ronaldos nuk i mungon talenti, por puna bën diferencën në këtë rast.

Nëse Messi do të kishte etikën e punës që ka Ronaldo, atëherë mund të kishte fituar 15 Topa të Artë. Por, mua më pëlqejnë shumë njerëzit që punojnë dhe mundohen, ndaj jam në anën e Ronaldos në këtë rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy