
Fabio Vieira, është lojtari më i ri i skuadrës së Arsenalit. Këta të fundit kanë transferouar mesfushorin nga skuadra e Portos, për shumën e 40 milionë euro, bashkë me bonuse.
Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, ditën e sotme u bë edhe prezantimi i 22-vjeçarit portugez.
Vieira ka dalë nga Akademia e Portos, ndërsa për ekipin e parë filloi të luante në vitin 2020, ku tregoi paraqitje të shkëlqyera, çka solli edhe këtë lëvizje në merkato.



