Mane drejt largimit, Liverpool ka gati zëvendësuesin

Mane drejt largimit, Liverpool ka gati zëvendësuesin

Sadio Mane pritet të largohet nga Liverpool në merkaton e verës dhe drejtuesit e klubit anglez kanë nisur nga puna, për të gjetur zëvendësuesin.

Sipas asaj që raporton “The Mirror”, Liverpool është futur në garë për shërbimet e sulmuesit brazilian, Raphinha. Ky i fundit ka shkëlqyer me Leeds në Premier League dhe kjo ka bërë që në gjurmët e tij, të vihen disa nga klubet më të mëdha europiane.

Më herët është folur edhe për një interesim të Barcelonës për 25-vjeçarin, si një dëshirë e madhe e trajnerit Xavi.

Te Leeds kërkojnë 70 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin dhe për këtë arsye, drejtuesit e Liverpool, do të kërkojnë të ulin sadopak çmimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy