Firmino në radarët e Atletico Madridit

Firmino në radarët e Atletico Madridit

Fakti i të qënit në muajt e fundit dhe më deçizivët e sezonit, i bën skuadrat edhe më të kujdesshme në lidhje me arritjen e objektivave.

Merkatoja është pjesë e tyre në çdo moment pasi kjo periudhë tentohet të shfrytëzohet në maksimum për të mos përsëritur gabimet e të kaluarës.

Atletico Madridi është një ndër ekipet që i ka çuditur të gjithë në sezonin aktual , fillimisht me eleminimin nga grupet e Champions Leagues e më pas me ulje-ngritjet e shpeshta në La Liga , të cilat e kanë vënë në dyshim qëndrimin e Diego Simeones në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

Qëllimi i drejtuesve është shkurtimi i rrogave dhe sipas ‘ El Desmarques ‘ , ‘’ Los Colchoneros ‘’ mund t’ia hapin derën e largimit Joao Felix , zëvëndësuesin e të cilit duket se tashmë e kanë gjetur .

Flitet për Roberto Firminon, lojtar që e përfundon kontratën me Liverpoolin në 30 qershor dhe ‘’ Los Rojiblancos ‘’ s’kanë ndërmend ta humbasin shansin për tu përforcuar me brazilianin.

Mirëpo , kryeqytetasit s’do ta kenë të lehtë sepse në Itali tre gjigandë si Milani, Interi dhe Juventusi po luftojnë për shërbimet e 31 vjeçarit, i cili e ka konfirmuar se do të largohet nga ‘’ Anfield Road ‘’ në datën e sipërpërmendur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy