Juventus, përcakton çmimin për Federico Chiesan

Juventus, përcakton çmimin për Federico Chiesan

E ardhmja e paqartë e Federico Chiesas vijon të jetë një ndër temat më të rëndësishme momentalisht tek Juventusi.

Duket se italiani nuk është në planet e Thiago Mottas për sezonin vijues, për të cilin drejtuesit kanë reaguar.

Kontrata e ishi-t të Fiorentinës me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ skadon në qershorin e 2025-sës dhe vlera momentale në merkato i arrin 35 milionë eurot.

Bardhezinjtë janë shprehur të gatshëm për ta larguar nga Torino dhe sipas gazetarit Mirko Di Natale, kanë përcaktuar 15 milionë euro për ta lënë të lirë.

Sezoni i shkuar i ishi-t të Fiorentinës u konsiderua në një nivel të pranueshëm, i cili kontriboi me 10 gola dhe 2 asiste në 37 sfida por gjithsesi mbetet një sulmues shumë cilësor.

Drejtuesit e disa klubeve në Europë kanë filluar të entuziazmohen për transferimin e mundshëm të Federico Chiesas, cilësitë e të cilit janë të padiskutueshme.

Ndërkohë, ato të ish rekordmenëve të Serisë A pretendojnë të fuqizohen në aspektin ekonomik dhe e konsiderojnë të domosdoshme shitjen e 26 vjeçarit gjatë merkatos aktuale.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy