Marcelo Brozovic ka mbyllur karrierën në rang kombëtaresh.
Mesfushori ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Kroacisë, me të cilët u aktivizua në 99 ndeshje.
Ju më njihni mirë dhe e dini që nuk jam edhe aq i mirë për fjalë. Për këtë letër lamtumire, do të mjaftonte vetëm një numër: 99. Kam pasur nderin të luaj shumë ndeshje me ekipin kombëtar të Kroacisë dhe do e mbyll karrierën time me kombëtaren pas 99 ndeshjeve.
Gjithmonë jam dhënë 100%, energji, forcë dhe pasion për Kroacinë. Ky është standardi që e kanë vendosur shumë lojtarë të mëdhenj para meje, standardi për të cilin kemi aspiruar të gjithë në këtë brez të paharrueshëm dhe standardi për të cilin duhet të përpiqet të gjithë ata që vijnë.
Brozovic largohet nga Kroacia, pjesë e të cilëve ishte nga viti 2014, ndërsa arriti të shënojë edhe shtatë gola.



