Juventusi negocion për Felipe Anderson

Juventusi negocion për Felipe Anderson

Paraqijet shumë të mira të Felipe Anderson me Lazion prej disa sezonesh me rradhë, ndoshta do të pasohen me ndërrimin e ambjentit në merkaton verore.

Braziliani e përfundon kontratën me kryeqytetasit në fundin e sezonit, arsye e mjaftueshme për Juventusin, skuadër e cila do të tentojë të përfitojë shërbimet e tij.

Sipas ekspertit Fabrizio Romano, drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ po avancojnë në lidhje me negociatat për një lojtar shumë të rëndësishëm të bardhekaltërve.

30 vjeçari konsiderohet tejet i rrezikshëm në metrat e fundit, efikas në shumicën e rasteve në duelet një kundra një , i cili krijon shumë mundësi për shokët e skuadrës për të arritur tek goli.

Për ish rekordmenët e Scudettos , transferimi i Felipe Anderson me parametër zero do të përbënte një sukses, duke ditur se gjatë merkatove , vlera e kartonit të lojtarëve cilësorë rezulton në të shumtat e rasteve e papërballueshme.

Një avantazh për ishi-n e Santosit nëse do të bëhet pjesë e torinezëve , është se i njeh mjaft mirë për arsye të përballjeve në të kaluarën dhe për më tepër kalimi në ‘’ Allianz Stadium ‘’ do të ishte një privilegj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy