
Victor Osimhen është shëndërruar në një sulmuesit më të rrezikshëm në Itali dhe në kontinentin e vjetër aktualisht. Nigeriani po befason me Napolin , skuadër në të cilën deri më tani ka kontribuar me 5 gola në 8 sfida dhe pretendentët ende shpresojnë se mund ta largojnë nga “ Diego Armando Maradona “ golashënuesin. Sipas gazetarit Valter Di Maggio, Liverpooli është hedhur në garë për ishi-n e Lilles, për të cilin drejtuesit po negociojnë me ato të bardhekaltërve për arritjen e akordit. Victor Osimhen ishte një ndër më të spikaturit e “ Il Partenopei “ në sezonin e shkuar , të cilët vunë diktatin në Scudetto duke u shpallur kampionë dhe një fakt shumë i rëndësishëm në këtë histori është se presidenti Aurelio Di Laurentis që në krye të herës e ka deklaruar se pretendon një shifër mbi 100 milionë euro, për një ndër nxënësit më shembullorë të trainerit Rudi Garcia.



