
Në këto ditë determinante tek Napoli po punohet me shumë përkushtim për tu konsoliduar në çdo repart.
Traineri Antonio Conte gjatë gjithë sezonit të shkuar ka marrë shënime, të cilin e përfundoi duke i shpallur fituesë të Scudettos bardhekaltërit.
Megjithatë, gjithmonë ka vend për përmirësim dhe objektivi i rradhës i ishi-t të Tottenham Hotspurit ndër të tjerë është Rasmus Hojlund.
Danezi fatkeqësisht nuk i ka përmbushur pritshmëritë e trainerit Ruben Amorim dhe dyert e ‘’ Old Traffordit ‘’ tashmë janë hapur për të.
Gjatë etapës me Atalantën sulmuesi befasoi dhe më pas kaloi tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’.
Mirëpo drejtuesit e anglezëve janë të ndërgjegjshëm për potencialin e Rasmus Hojlund dhe po e analizojnë situatën e tij në mënyrë të detajuar.
Ndërkohe kampionët në fuqi të Serisë A e presin në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’, i cili mund ti shërbejë 3-5-2 -shit të famshëm të Antonio Contes, një trainer tejet kokëfortë dhe cilësor.
Nëse do ti bashkohet Napolit për Rasmus Hojlund do të ishte një eksperiencë ndryshe pasi do të vihej nën drejtimin e një ndër më të mirëve në këtë profesion por pritet që britanikët të përfitojnë maksimalisht me shitjen e tij.
Javët e mbetura do të jenë deçizive për të përcaktuar vijimësinë e golashënuesit, i cili e përfundoi sezonin e shkuar me 10 gola dhe 2 asiste në 52 sfida.



