
Mbetja jashtë planeve të Erik Ten Hagut e ka detyruar Donny van de Beek të kërkojë një tjetër destinacion. Sipas ‘ Daily Mail ‘, hollandezit i ka trokitur në derë Galatasaray, duke përfituar nga fakti se merkatoja e verës në Turqi përfundon në 7 shtator. 26 vjeçari u transferua në të kaluarën nga Ajaxi tek Manchester United për shifrën e 40 milionë eurove por me kalimin e kohës nuk i përmbushi pritshmëritë dhe skuadra nga Stambolli beson se mund ta ndihmojë për t’ia rikthyer buzëqeshjen . Në sezonin e kaluar Galatasaray u shpall kampion i Turqisë, fakt që tregon se mund të jetë një opsion ideal për Donny van de Beekun , një ndër lojtarët e spikatur të dalë nga akademia e Ajaxit.



