Kualifikimi në finalen e Kupës, Tetova: I kemi mundësitë për dy trofetë

Kualifikimi në finalen e Kupës, Tetova: I kemi mundësitë për dy trofetë

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas kualifikimit në finalen e Kupës.

Tetova deklaroi se e dinte se ndeshja me Vllazninë do të ishte e vështirë, por shtoi se është kualifikim i çmuar dhe skuadra do të tentojë të dy trofetë.

Është një kualifikim i çmuar për mënyrën si shkoi loja. Dy dëmtime në pjesën e parë na prishën planet, por pjesa e dytë foli për ne.

Kontigjenti është, për këtë moment kemi punuar. I kemi forcat për të dy trofetë. Jemi në finale dhe do ta tentojmë, titullin do ta kërkojmë me dinjitet.

Unë u kërkova lojtarëve të jenë të kujdesshëm në 25 minutat e para, pas këtyre do të kishim një fytyrë tjetër. Dëmtimet në fillim na nxorën jashtë atij segmenti që bëjmë gjithmonë. Në pjesën e dytë ne morëm përsipër lojën dhe më pas erdhi kartoni i kuq.

E mendoja të vështirë pasi luajnë dy skuadra që duan finalen dhe dihet. Përfituam nga pjesa e entuziazmit të Vllaznisë. Na bllokoi rrugëdaljen se nuk është e thjeshtë, por mendoj që më pas çdo gjë mori një rrjedhë të mirë të skuadrës sime deri në kartonin e kuq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy