
Taulant Stërmasi, është presidenti më i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës.
Këtë të premte, u organizua Asambleja e Jashtëzakonshme Zgjedhore, pas pezullimit me 5 vjet të ish-presidentit, Gjergj Ruli.
Nga zgjedhjet e mbajtura, fitues u shpall trajneri i njohur i atletikës, Taulant Stërmasi. Në garë ishin edhe Ferdinand Canaj e Artan Shyti, por Stërmasi siguroi shumicë votash.
Në raundin e parë të votimit nga 17 anëtarë, Stërmasi mori 8 vota, Canaj 6 vota dhe Shyti 3 vota, duke bërë që të votimi të shkonte në balotazh, ndërsa në garë mbetën vetëm Stërmasi dhe Canaj.
Në votimin e dytë, Taulant Stërmasi mori 10 vota, kundrejt 7 votave të Canajt, duke u zgjedhur kështu president i Federatës Shqiptare të Atletikës.
Taulant Stërmasi do të jetë në krye të Federatës së Atletikës deri më 27 gusht te vitit 2024. Bëhet fjalë vetëm për një vit mandat sepse në vitin 2024 të gjitha federatat do t’i nënshtrohen procesit të rregullt zgjedhor.



