
Sinjalet për largimin e Kylian Mbappes sa vinë edhe forcohen . Pas përgjigjes negative për rinovimin e kontratës , situata e francezit tek Paris St Germain mund të ndryshojë krejtësisht në ditët e ardhshme . 22 vjeçari nuk ka ngurruar për ti bërë një analizë të tashmes së kuq e bluve dhe ka arritur në konkulzionin e vënies së dy kushteve për të qëndruar në ‘’ Parque De Prince ‘’. Sipas As i pari është zgjatja e kontratës deri në 2023-shin . Këtë ide ‘’ El Donatello ‘’ e ka bazuar në faktin se kërkon të tentojë edhe një herë Champions Leaguen me parizienët për tu larguar si një legjendë. Së dyti ylli i Parisit i ka kërkuar drejtuesve blerjen e lojtarëve që do të përcaktojnë rrugën e ‘’ Les Pariziens ‘’ drejt suksesit dhe ti japin fund pritjeve për realizimin e këtij objektivi madhor .
Për ishin e Monacos mbeten favoritë kryesorë Real Madridi dhe Liverpooli por nëse kampionët në fuqi të Ligue 1 do ti thyejnë të gjitha parashikimet në sezonin pasardhës dhe do ta ngrenë për të parën herë trofeun e Champions Leagues e ardhmja e Kylian Mbappes mund të ndryshojë 360 gradë . Kalimi nga Monaco tek Parisi u cilësua si operacioni i dytë më i kushtueshëm i historisë së futbollit sepse presidenca e lideruar nga Nasser Al Khelaifi derdhi në arkat e monegaskëve 180 milionë eurove .
Për futbollistë të këtij niveli në një moment të caktuar janë të kuptueshme këto kushte sepse kufijtë e palimituar drejt suksesit i japin të drejtën për të bërë këto lloj kërkesash .
Kylian Mbappe ka thyer çdo parashikim gjatë sezonit aktual me statistikat bombastike prej 38 golash dhe 10 asistesh në 44 ndeshje dhe Paris St Germain do ti duhet të mos gabojë për të siguruar qëndrimin e tij .



