Dinamo zyrtarizon trajnerin e ri, drejtimi i skuadrës i besohet Bledi Shkëmbit

Dinamo zyrtarizon trajnerin e ri, drejtimi i skuadrës i besohet Bledi Shkëmbit

Bledi Shkëmbi është trajneri i ri i Dinamos. 41-vjeçari ka marrë besimin e presidentit Adrian Bardhi për zbatimin e projektit madhor për rikthimin e Dinamos në nivelet e duhura.

Ish-trajneri Ilirisë së Prizrenit dhe Ballkanit në Kosovë si dhe  Teutës në Shqipëri, do të prezantohet ditën e enjte në orën 11:00.

Shkëmbi është njohës i mirë i kampionatit dhe për këtë arsye drejtuesit vendosën t’ia besojnë atij drejtimin e skuadrës, me shpresën se do të arrijnë suksese të mëdha.

Dinamo u rikthye në Kategorinë Superiore, pas plot 9 viteve pritje dhe tashmë pritshmëritë për skuadrën kryeqytetase janë të mëdha, teksa pritet që përveç trajnerit, të ketë edhe lëvizje në merkato, për sa i përket lojtarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy