
Rendimenti impresionues si në Europianin e zhvilluar në Gjermani ashtu edhe në këtë fillim sezoni, po i siguron pretendentë Marc Guehit.
Pavarësisht se është pjesë e një ekipi të dorës së dytë si Crystal Palace, mbrojtësi i lindur në Abixhan të Bregut të Fildishtë ka ditur të përshtatet në një kampionat tejet të komplikuar siç është Premier League.
Drejtuesit e Liverpoolit menjëherë kanë nisur kontaktet me ato të londinezëve për të parë se deri ku mund të arrijnë, pasi 24 vjeçari është me një element i cili meriton të merret në konsideratë.
‘’ Të Kuqtë ‘’ e Arne Slot i presin sfida të vështira përpara, në Angli dhe Champions League dhe përforcimi i fazës defensive është një prioritet absolut për hollandezin.
Etapa e Virgil Van Dijk në ‘’ Anfield Road ‘’ është drejt përfundimit dhe transferimi i zëvëndësuesit të tij është një domosdoshmeri.
Edhe e famshmja ‘ Football Insider ‘’ e konsideron të duhurin për mënyrën sesi luajnë ish kampionët e Champions Leagues, të cilët në të kaluarën befasuan kudo, nën drejtimin e të mirënjohurit Jurgen Klopp.
Janë bërë katër sezone tashmë për Marc Guehin tek Crystal Palace dhe niveli i lojës ka patur një rritje evidente me kalimin e kohës.
Për drejtuesit e kësaj skuadre modeste në Angli pa dyshim do të jetë e vështirë të lejojnë largimin e afrikanit nga ‘’ Selhurst Parku ‘’ por fakti se Liverpooli mbetet një ekip potent në aspektin ekonomik, mund të rezultojë i mjaftueshëm për arritjen e marrëveshjes.



