Filippo Inzaghi është trajneri më i ri i Salernitana në Serie A.
Klubi italian vendosi të shkarkojë Paulo Sosa-n dhe nuk kanë humbur kohë, duke gjetur menjëherë zëvendësuesin.
Inzaghi rikthehet të drejtojë në Serie A, aty ku në të kaluarën ka drejtuar edhe Milanin apo Bolognan.
Në vitet e fundit, 50-vjeçari drejtoi në Serie B, skuadra si Brescia, Benevento dhe Reggina.



