
Objektivi i Real Madridit për mesfushën tashmë do të ketë një tjetër kandidat të fuqishëm .
Mesfushori i Monacos Aurelien Tchouameni prej kohësh po shkëlqen dhe konsiderohet si një talent i rrallë i Ligue 1 .
‘’ Galaktikët ‘’ nuk do të kenë shpresa si më përpara sepse Manchester United ka menduar t’ia prishë paksa planet për transferimin e 21 vjeçarit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. Carlo Ancelotti po kërkon me insistim ndërthurjen talent – eksperiencë sepse mendon se do të shkaktojë impakte pozitive në vijimësi.
Sipas ‘ Football Insider ‘ hyrja në luftë e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ është një kërcënim real për Real Madridin sepse mund të dyluftojë kokë më kokë për sa i përket aspektit ekonomik pavarësisht se në atë sportiv ka humbur shumë gjatë rrugës dhe traineri Ole Gunnar Solskjaer është afër nga ‘’ Old Trafford ‘’ .
Francezi konsideruar ideali për të zëvëndësuar Paul Pogba dhe është i ngjashëm me Eduardo Camavingan me të cilin mund të bashkpunojnë në një të ardhme të afërt.
Negociatat e deritanishme avantazhojnë britanikët por s’duhet harruar se Real Madridi është një ekip që mund të befasojë në çdo moment .
Ylli i Monacos me këtë interes e ka të siguruar të ardhmen por duhet parë se si do të vijojnë ngjarjet . Me prezencen e Aurelien Tchouamenit , Monaco e ka shtuar efektivitetin dhe pavarësisht se është vetëm fillimi renditet 2 pikë larg Europës dhe lojtari nga Rouen në 15 sfida ka gjetur në 2 raste rrugën e rrjetës .



