Juventus zgjedh Kepan për portën

Juventus zgjedh Kepan për portën

 Ndryshimi vijon të marrë forcë në kampin e Juventusit , skuadër që pretendon të rikthehet në macen e zezë të rivalëve në Serinë A dhe në Champions League .

Rrëshkitja në sezonet e fundit ka diktuar se konkurrenca në çdo eveniment është tejet e ashpër dhe diferencat janë zvogëluar duke i dhënë një tjetër impakt këtij sporti. ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ asnjëherë nuk e  ka humbur sensin e rivalitetit deri në fund por thjesht ja ka lënë stafetën Interit që është në rrugën drejt mbrojtjes së titullit të 19-të pa anashkaluar as Milanin dhe Napolin që mund të befasojnë deri në fund.

Porta është sfida e rradhës e bardhezinvje të cilët nën presionin e dhënies së maksimumit kanë arritur në vendime të menjëhershme sepse çdo hap i gabuar mund ta distancojë nga  trofetë

. Kepa Arrizabalaga vijon ta bindë Massimiliano Allegrin , portier i lënë në harresë nga Thomas Tuchel dhe provokon që ishi i Athletic Bilbaos ti bëjë shumë shpejt valixhet gati për tu larguar nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ .

Seria A mbetet një destinacion potent sepse para pak kohësh edhe Lazio shfaqi interes për 27 vjeçarin por aksioni i juventinëve  mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve duke e dërguar  Kepa Arrizabalagan në ‘’ Allianz Stadium ‘’. 

Me polakun Wojcech Szczesny kuadrati i bardhë nuk është 100 % i sigurtë dhe spanjolli  mund të shëndërrohet në një ndër protagonistët e merkatos së torinezëve që presin shumë shpejt të bëjnë kthesën sepse vitet e suksesit vijojnë ti japin kurajo dhe besim se gjithçka do të ndryshojë .

Eksperienca e madhe e Massimiliano Allegrit , shtuar këtu urinë e lojtarëve për rikapjen e majave, janë një kombinim perfekt drejt arritjes së këtij stadi , i cili para dy vitesh as që nuk vihej në dyshim nga rekordmenët e Serisë A që aktualisht janë në një periudhë tranzicioni të cilën po mundohen ta finalizojnë.

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy