Teuta vazhdon të mos njohë fitore në kampionat. Durrsakët kanë regjistruar humbjen e radhës ditën e sotme.
Erzeni ka triumfuar në derbi, me përmbysje, me rezultatin 2-1. Ndonëse skuadra e Shkëmbit kaloi në avantazh me Lorenco Vilën në minutën e 49-të, por ky avantazh zgjati vetëm 6 minuta, pasi në minutën e 55-të, Kahrimanovic vendosi baraspeshën.
Në minutën e 69-të, ishte Nonato që përmbysi rezultatin, duke përfituar nga një top në zonë.
Me këtë fitore, Erzeni ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 20 pikë, ndërsa Teuta mbetet e fundit me 8 pikë.



