Thierry Henry nuk është më trajner i Francës U-21.
Tekniku 47-vjeçar ka njoftuar dorëheqjen, pasi siguroi finalen e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Franca U-21 mori medaljen e argjendtë, pasi u mposht në finalen e madhe nga kombëtarja e Spanjës.
Henry ka dhënë dorëheqjen duke bërë të ditur se e ka të pamundur të vazhdojë në stol, për arsye personale.



