Gara për mbijetesën në Superiore, është bërë akoma edhe më e ashpër pas javës së 33-të.
Kastrioti nuk dorëzohet dhe mposhti minimalisht Egnatian, në një ndeshje të luftuar deri në fund.
Krutanëve iu mjaftoi një gola, për të marrë 3 pikë të arta, që i çojnë në kuotën e 35 pikë, 1 më pak se Bylis i vendit të parafundit dhe 4 më pak se Erzeni i vendit të tetë.
Këto dy të fundit, u përballën mes tyre, ku fitues dolën ballshiotët me rezultatin 1-2. Heroi ishte Kacorri, i cili shënoi dopietë, ndërsa për Erzenin golin e vetëm e shënoi Alan.
RENDITJA:



