Marco Verratti e ka mbyllur me PSG-në. Pas 11 viteve, mesfushori italian ka vendosur të largohet nga kampionët e Francës.
Trajneri Luis Enrique ia ka bërë të qartë se nuk e ka në planet e tij për sezonin e ri, teksa këtë e ka treguar edhe në ndeshjet e para të kampionatit, duke e lënë jashtë listës.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Verratti e ka zgjedhur skuadrën e re dhe do të vazhdojë karrierën në Katar.
Mesfushori ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Al Arabi. Këta të fundit do të paguajnë 45 milionë euro në arkat e PSG, ndërsa janë dakordësuar edhe me kushtet personale të lojtarit. Zyrtarizimi pritet në orët e ardhshme.



