Manchester United 80 milionë për Marcos Llorente

Manchester United 80 milionë për Marcos Llorente

 Rendimenti i shkëlqyer i Marcos Llorentes me Atletico Madridin i ka dhënë impaktet e para për të ardhmen .

Spanjolli është përfshirë në listën e         Manchester United drejtuesit e të cilit vazhdojnë të monitorojnë me kujdes situatën e nxënësit të Cholo Simeones. 

Kjo është hera e  dytë që ‘’ The Red Devilsat ‘’ tentojnë ti rrëmbëjnë  lojtarë të rëndësishëm  kryeqytetasve pas tentativës pa rezultat për Saul Niguez .  Gjigandët e Premier Leagues kanë ofruar shifrën tunduese prej 80 milionë eurosh për ta bërë pjesë gjatë merkatos verore .

Ole Gunnar Solskjaer e  vlerëson shumë lojën e Marcos Llorentes dhe beson fuqimisht tek ideja se një transferim i mundshëm i 26 vjeçarit në ‘’ Old Trafford ‘’ do ti ndihmonte shumë 20 herë kampionët e Premier Leagues për tu rikthyer tek kohët e arta .  Në shumë raste direktiva e  Manchester United  ka deklaruar se kësaj skuadre i duhen prurje shumë cilësore në merkato për të shkuar drejt objektivave të përcaktuar

. Megjithatë ashtu siç karakterizohet si një skuadër që nuk i leshon lehtë yjet e tij Atletico Madridi me siguri do të bëjë një analizë të detajuar  gjatë merkatos sepse në të kundërt do të nënkuptohej si një mungesë profesionalizmi të kryeqytetasve për arsye të favorizimit të kundërshtarëve të mundshëm në Uefa Champions League sepse  do të ia komplikonte seriozisht rrugën për të vazhduar me ecurinë pozitive si në këtë kompeticion ashtu edhe në Spanjë.

  Aktualisht Marcos Llorente konsiderohet  një lojtar i paprekshëm nga traineri argjentinas i cili me siguri do ta shqyrtojë këtë rast në mënyrën e merituar .   

Mesfushori madrilen deri më tani i ka përmbushur ashtu siç duhet pritshmëritë  tek ‘’  Los Rojiblancos ‘’ sepse pavarësisht protagonizmit në fushën e lojës ka regjistruar 10 finalizime në 34 ndeshje  duke e vulosur emrin e tij si një ndër elementët e padiskutueshëm për arritjen e sukseseve .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy