Redon Mihana është lojtari më i ri i Kastrioti. Klubi krutan, ka prezantuar ditën e sotme afrimin e sulmuesit, që është i pari në këtë merkato janari.
Mihana vjen nga skuadra e Egnatias, aty ku nuk kishte shumë hapësira në dispozicion dhe tashmë do të kërkojë shpërthimin.
23-vjeçari ka nisur stërvitjen me Kastriotin nën urdhrat e trajnerit Mema dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Bylisit.



