
Konkurrenca e ashpër në sulmin e Paris St Germain e ka lënë në prapavijë sulmuesin Mauro Icardi .
Me Kylian Mbappe , Angel Di Maria , Lionel Messi dhe Neymar kuptohet se argjentinasi do ti ketë shumë të reduktuara shanset për tu aktivizuar me ‘’ Les Pariziens ‘’ të cilët shpresojnë që të thyejnë akullin këtë sezon në Champions League dhe të sigurojnë trofeun e parë në histori .
Mirëpo 28 vjeçari nuk do ti ketë dyert e mbyllura sidomos në Serinë A , aty ku filloi të spikasë dhe të shëndërrohet në një idhull tek Interi . Sipas informacioneve të Calciomercatos është rivali i përjetshëm i zikaltërve Milani që nuk e ka harruar transferimin e golashënuesit për ti dhënë një shans për të avancuar . Përfocimi me Olivier Giroud nuk ka rezultuar i mjaftueshëm për Stefano Piolin për arsye të problemeve fizike dhe italiani kërkon një shoqërues për Zlatan Ibrahimovic .
E kaluara e suksesshme është një indikator se Mauro Icardi mund të rikuperojë vlerat e humbura dhe me eksperiencën që mban mbi supe mund ti shërbejë shumë Milanit pasi suedezi pavarësisht se po shijon një rini të dytë është afër varjes së këpucëve në gozhdë dhe Mauro Icardi mund të shtojë produktivitetin e kuqezinvje .
Gjithsesi barriera në këtë rast është paga e ishi-t të Sampdorias për faktin se përfiton 7.5 milionë euro në sezon plus bonuse në varësi të arritjeve , shifër e papërballueshme nga Milani.
Aktualiteti i ‘’ Les Pariziens ‘’ nuk i lë shumë hapësirë për të triumfuar Mauro Icardit sepse përbëhen nga yje sidomos në repartin e avancuar të cilët janë protagonistë të padiskutueshëm tek francezët . Sigurisht që diçka e tillë favorizon Milanin por duhet parë se si do të vijojnë negociatat të cilat do të përcaktojnë të ardhmen e sulmuesit nga Rosario .



