Dy afrime nga Italia, Skënderbeu bën prezantimet e radhës

Dy afrime nga Italia, Skënderbeu bën prezantimet e radhës

Skënderbeu ka prezantuar dy afrimet e radhës në merkato, një ditë para ndeshjes hapëse të kampionatit ndaj Egnatias.

Bëhet fjalë për portierin Marco Alia dhe mbrojtësin Andrea Gerco. Të dy këta futbollistë vijnë nga Italia, me portierin që ishte pjesë e të rinjve të Lazios dhe më pas te Monterosi në Serie C.

Edhe Gerco vjen nga Serie C në Itali, aty ku për herë të fundit luajti me fanellën e Fermana dhe do të provojë aventurën e parë në Shqipëri.

Postimi i klubit:

Marco Alia dhe Andrea Gerco zyrtarisht bardhekuq.

Portieri dhe anësori vijnë të dy nga futbolli italian. Ata kanë firmosur kontratat që i bashkojnë për 3 vitet e ardhshme me Skënderbeun. Suksese djema!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy