
Problemet e vazhdueshme të Barcelonë në aspektin ekonomik e bëjnë gati të pamundur qëndrimin e disa lojtarëve në ‘’ Camp Nou ‘’.
Në të kaluarën është përfolur për një largim të mundshëm të Frenkie de Jong, i cili është pretenduar disa herë edhe nga Manchester United.
Me mbërritjen në Katalunjë u mendua se ishi i Ajax Amsterdamit do të ishte lider në mesfushë por prezenca e figurave si Gavi, Pedri apo Fermin Lopez e kanë lënë dukshëm në prapavijë.
Shtuar edhe paraqitjet e shkëlqyera të Dani Olmos apo Marc Bernal, sigurisht evidentohet se eksperienca e 27 vjeçarit me ‘’ Los Cules ‘’ është drejt përfundimit.
Kontrata e fantazistit skadon në 2026-tën, i cili përfiton 1.1 milionë euro në javë, shifër që e shëndërron ndër më të paguarit tek spanjollët.
Sezoni aktual është i gjashti tek ish kampionët e Champions Leagues dhe jo vetëm por me kalimin e kohës dëmtimet e kanë lënë në prapavijë duke ia bërë gati të pamundur faktin e të qënit titullar i padiskutueshëm, tanimë nën urdhërat e gjermanit Hani Flick.
Ideja e drejtuesve është reduktimi i pagave të lojtarëve për të ruajtur stabilitetin në aspektin ekonomik dhe kështu të evitojnë ndonjë prapakohë të mundshme gjatë vijimësisë.



