
Presidenti i skuadrës së Realit të Madridit, Florentino Perez, është rikthyer të flasë sërish për ish yllin madrilenCristiano Ronaldon që u lagua këtë verë nga madrilenët për tu bërë pjesë e klubit të Juventusit në Serinë A.
Presidenti i madrilenëve ka shprehur vlerësim për ish-futbollistin e tij në asamblenë e ortakëve të klubit, duke e konsideruar si një prej më të mirëve në historinë e skuadrës:
“Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, e historia e tij do të kujtohet brez pas brezi. Për mendimin tim, ai ishte pasuesi i denjë i Di Stefanos. Dua të falenderoj pafundësisht Cristianon.”
Pjesë e elozhëve të të Florentino Perez, ishte dhe trajneri Zinedine Zidane, i cili fitoi tre Champions me Realin, e dha dorëheqjen në fund të sezonit të shkuar:
“Zizou do të jetë gjithmonë një pikë referimi për ne. Si tranjer i ekipit të parë, ai ka hyrë në historinë si një prej njerëzve më të mëdhënj të Real Madrid. Edhe ai, si Cristiano, e di shumë mirë se kjo do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”.



