Tahiri: Zekic meriton të shpallet trajneri më i mirë i muajit

Tahiri: Zekic meriton të shpallet trajneri më i mirë i muajit

Ish-futbollisti Ermal Tahiri, tha në emisionin “Skaner” në MCN TV, se trajneri i Partizanit meriton të shpallet më i miri i muajit, për shkak të zëvendësimeve që ka bërë.

Tahiri analizoi gjithashtu edhe skuadrat e tjera të kampionatit, për atë që kanë treguar në pesë javët e para.

Partizani ka pasur shumë mungesa. Edhe lojtarët e stolit, janë në të njëjtin nivel. Për këtë muaj, Zekic meriton të jetë më i miri. Për zëvendësimet që ka bërë brenda ndeshjes. Ka bërë lëvizje në 20-30 minutat e lojës.

Ajo që është e rëndësishme, është Egnatia e dyta, që është me stabilitet. Trajneri Tetova u ankua se nuk ka lojtarë, por është plot me alternativa.

Tirana kishte ndryshime dhe nuk dhanë atë që priste trajneri. Për mirë janë Erzeni, Vllaznia dhe Laçi që janë në rritje. Unë nuk jam me mendimin që Kukësi është kandidat për të rënë. Ka ndryshime. Më mirë të parkosh autobusin dhe të shfrytëzosh me kundërsulme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy