
U luajtën ditën e sotme 8 ndeshje, të vlefshme për javën e 9-të në Kategorinë e Parë. Bylisi vazhdon të mos njohë rivalë, teksa mposhti minimalisht Apoloninë falë një goli të Qardakut dhe vazhdon i qetë në krye me 27 pikë, 8 pikë më shumë se ndjekësit e Erzenit.
Këta të fundit regjistruan gjithashtu fitoren minimale, duke mposhtur në transfertë Tomorin.
Lushnja vazhdon të zhgënjejë, pasi u mposht 0-1 nga Pogradeci në transfertë, ndërsa Korabi ka triumfuar 3-1 ndaj Burrelit.
Fitore kanë regjistruar edhe Besëlidhja me Turbinën, që mposhtën me rezultat 2-0 Shkumbinin dhe Vorën. Ndeshja tjetër ishte ajo mes Besës dhe Maliqit, e cila u fitua 1-0 nga kavajasit.
Renditja:


