
Gjetja e një sulmuesi që jep garanci për të ardhmen është prioriteti i Barcelonës në merkaton vijuese .
Të besuarit e Xavi Hernandez janë përballë disa problematikave që kanë ndikuar në performacën e dobët e cila i rrezikon vijimin në Champions League . Në vitet e fundit asnjëherë katalanasit nuk janë ndeshur me një situatë të tille sepse asokohe kualifikimi për në fazën me eleminim direkt në kompeticionin më të rëndësishëm për klube as që vihej në dyshim .
Faktori ekonomik po i peshon shumë spanjollëve dhe drejtuesit e tyre janë të detyruar të kryejnë operacione me një vlerë të ulët ose të praktikojnë formulat e huazimit . Ish mesfushori i mirënjohur në këto kohë ka treguar një kompromis për tu marrë shembull me skuadrën e tij të zemrës të cilës kërkon t’ia rikthejë medoemos buzëqeshjen por njëkohësisht është koshient se vështirësitë do të jenë prezente gjatë kohës .
Një ndër emrat e fundit që kanë qarkulluar në ambjentet e ‘’ Camp Nou ‘’ është sulmuesi i Baselit Arthur Cabral i cili ka bindur me gjigandët e Zvicrës dhe konsiderohet ideal për ofensivën e Barcelonës .
13 gola në 13 takime janë një statistikë që s’mund të anashkalohet sepse flet për vlerat e ishi-t të Palmeiras dhe parashikohet se ky operacion mund të mbyllet për më pak se 10 milionë euro, shifër e përballueshme nga një Barcelonë që disponon një buxhet tepër të limituar në lidhje me transferimet.



