Europiani duket i pamundur, Shqipëria U21 zhgënjen ndaj Zvicrës

Europiani duket i pamundur, Shqipëria U21 zhgënjen ndaj Zvicrës

Shqipëria U21, dështoi ndaj Zvicrës në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit për këtë grupmoshë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, u mposhtën në “Air Albania” me rezultatin 1-3.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të miqve, pas dominimit absolut. Në minutën e 54-t, Pajaziti pretendoi për penallti, por arbitri vazhdoi lojën dhe 5 minuta më vonë, Zvicra shënoi të dytin me Sanchez.

Në minutën e 76-të, helvetët shënuan edhe të tretin, duke përfituar nga një përgjumje në mbrojtjen kuqezi.

Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Shpendi në minutat e fundit, por kishte vetëm vlerë statistikore.

Pas kësaj disfate, kuqezinjtë bien në vendin e katërt me 10 pikë ndërsa Zvicra ngjitet në krye me 14 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy