Thomas Muller, afër largimit nga Bayern Muncheni

Thomas Muller, afër largimit nga Bayern Muncheni

Sezoni aktual do të jetë i fundit për Thomas Mullerin në ‘’ Allianz Arena ‘’.

Sulmuesi ia ka dedikuar karrierën ekipit nga Mynihu duke u konsideruar si një ndër legjendat e tij.

Mosmarrëveshjet me drejtuesit në lidhje me rinovimin e kontratës e kanë detyruar golashënuesin të marrë vendimin e largimit, edhe pse do të jetë një humbje e madhe për ish rekordmenët e Bundesligës.

Përkushtimi dhe dhënia e maksimumit për ekipin e zemrës asnjëherë nuk do të harrohet nga drejtuesit e gjermanëve, për të cilin është shfaqur interes në Major League Soccer.

Kampionati amerikan është rritur në cilësi në vitet e fundit dhe është përzgjedhur nga shumë lojtarë, të cilët lanë gjurmë në Europë në të shkuarën.

35 vjeçari ka një eksperience të madhe mbi supe, fitues gjithashtu i shumë titujve të rëndësishëm në nivel klubesh dhe pa dyshim Botërorin e Brazilit me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’ në 2014-tën.

Në sezonin aktual Thomas Muller përsëri po evidenton cilësitë e padiskutueshme, të reflektuara këto gjatë 29 sfidave, të shoqëruara me 5 gola dhe 4 asiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy